Aktualitet

Të pasurit shkojnë jashtë! Zbardhen shifrat zyrtare: Një pacient në ditë niset me çarter spitalor për kurim nga Shqipër

18 Nëntor 2020, 09:38 Nga DOSJA
Të pasurit shkojnë jashtë! Zbardhen shifrat zyrtare: Një

TIRANË– Pandemia e COVID-19, risolli qysh në muajin mars 2020 në vëmendje të shtypit botëror, faktin se përtej fatkeqësisë së përbashkët, të pasurit do të mund ta kalonin më lehtë sëmundjen.

Testimi në kohë dhe mjekimi në kohë, duke patur në gjendje “paratë”, ua lehtësoi situatën edhe qytetarëve të pasur të Shqipërisë. Vendet e zgjedhura për kurim sigurisht që nuk ishin spitalet COVID 1 apo 2, por qendra të hospitalizuara në Austri, e Turqi.

Dosja.al u interesua pranë Aeroportit të Tiranës, (TIA), në lidhje me numrin zyrtar të çarterave spitalorë që janë ngritur në fluturim nga toka shqiptare që prej nisjes së pandemisë. Numri i tyre nuk është i vogël.

Nga muaji mars 2020 e deri më sot, nga Shqipëria janë nisur 270 çartera spitalorë drejt të gjitha vendeve të Evropës, ku siç bëjnë me dije burimet, vendi më i vizituar është Turqia.

Shpenzimi për dërgimin e një të sëmuri me çarter në spital jashtë vendit janë marramendëse dhe variojnë në disa mijëra euro, në varësi të gjendjes së të sëmurit, nxitimit për ta dërguar jashtë, dhe spitalit ku do të shtrohet. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se çmimi për fluturimin me një çarter spitalor fillon nga 26 mijë euro minimumi në 45 mijë euro, pa përfshirë këtu ditët e qëndrimit në spital. 

Shqiptarët me një standart më të lartë jetese dhe në frikën e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore janë nisur në Turqi, nga ku shumë prej tyre janë kthyer optimistë. Vetëm nga Aeroporti i Tiranës janë nisur 270 çartera mjekësorë, pa llogaritur linjat e tjera, që mund të jenë përdorur për kurim në vendet e Evropës, në një mesatare që shkon në një pacient në ditë që shkon për trajtim mjekësor jashtë vendit. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet carterat spitalore ne turqi koronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne turqi udhetimet me carter carterat spitalore ne turqi koronavirusi ne shqiperi shqiptaret ne turqi udhetimet me carter

Sondazh

Poll