Aktualitet

Munguan avokatët mbrojtës, shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit

18 Nëntor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Munguan avokatët mbrojtës, shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano

TIRANË– Shtyhet sërish gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të dënuarve të tjerë të cilët dyshohen se janë pjesë e bandës së tij. Mësohet se gjyqi i ditës së sotme është shtyrë pasi avokatët mbrojtës nuk ishin prezentë.

Që prej nisjes së procesit në dhjetor të vitit 2018, numri i seancave të shtyra në Apel është mbi 40, duke futur gjyqin në ngërç.

Akuza dhe gjyqi ndaj Shullazit

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg. Në vendimin e Gjykatës theksohej se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht. Dy akuzat e tjera, shkatërrim prone me eksploziv dhe kanosje ndaj dy pedagogëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule kanë rënë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emiljano shullazi emiljano shullazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2020, 07:31

TIRANË– Në Shqipëri debati mbi menaxhimin e pandemisë së COVID-19 nga strukturat shëndetsore, ka marrë një përmasë të re pas shtimit të rasteve të infektim...