Aktualitet

Arrestohet 31-vjeçari në Fushë-Krujë, i grabiti varësen e floririt nga qafa gruas teksa po pritste urbanin

22 Prill 2019, 15:02 Nga DOSJA
Arrestohet 31-vjeçari në Fushë-Krujë, i grabiti

KRUJE- Policia e Shtetit ka arrestuar një grabitës që i ka marrë nga qafa varësen një gruaje që po priste urbanin në Fushë-Krujë.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 dhe se hajduti është arrestuar nga Policia Rrugore e Durrësit.

Njoftimi i plotë:

Fushë Krujë
Ndërhyrja e në kohë e Patrullës së Policisë Rrugore vë në pranga autorin, që i grabiti me forcë nga qafa varësen një shtetaseje

Rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet hajduti fushë-krujë pranga hajdutit arrestohet hajduti fushë-krujë pranga hajdutit

Sondazh

Poll