Aktualitet

“U vetëhodh te Infektiv”/ Flet nipi i 69-vjeçarit që humbi jetën: Nga morgu e morëm vetë, këtu ka plasur Covi

17 Nëntor 2020, 15:51 Nga DOSJA
“U vetëhodh te Infektiv”/ Flet nipi i 69-vjeçarit

TIRANË– Në lidhje me rastin e 69-vjeçarit Reshat Grembi, pacienti me Covid 19 që u vëtëhodh nga dritarja e Infektivit ka folur edhe nipi i tij Sadiku.

Ai nuk pati akuza si vajza e të ndjerit, por ngriti shqetësime se që nga dita kur xhaxhai i tij erdhi në banesë për ritualin e fundit, në zonë ka shpërthyer një vatër Covidi, madje ai vetë e familja janë të izoluar për shkak të shenjave që kanë shfaqur.

Jeni i infektuar?

Sadik Grembi: Po kam pasur shenja dhe po pres përgjigjen e tamponit. Jemi izoluar të gjithë në shtëpi. Edhe nënën e ka më rëndë. Bëj thirrje që të merren masa, pasi këtu po dëgjojmë edhe të afërmit tanë të tjerë që po shfaqin shenja…

Si e morët vesh për xhaxhain?

Sadik Grembi: Po u njoftuam pasi ai erdhi në Tiranë. Pse shkoi në urgjencën e Fierit dhe bëri skaner kur nuk kreu tampon?

Sadik Grembi: Mjekja e lagjes i dha ilace për simptoma gripi. Ne u detyruam nga temperatura ta conim në urgjencën e Fierit. Skaneri iu bë kur e çuam për herën e dytë neve

Sa orë zgjati?

Sadik Grembi: Nga hera e parë që e cuam në spital zgjati 48 orë. Pasi u vetëhodh, çfarë ndodhi?

Sadik Grembi: Po e çuan në morg dhe aty na thanë hajde merreni vetë. neë rast se nuk do të kishte njerëz do ta shoqëronin ata me autoambulancë

Bëtë ceremoni mortore të rregullt?

Sadik Grembi: Ne e ulëm në oborr, i qëndruam larg arkivolit, po bëmë ato tarbjatet tona nja cerek ore dhe e nisëm në varreza.

Marrë nga:BW

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sadik grembi sadik grembi

Sondazh

Poll