Aktualitet

“Familjes para 3 vitesh i vdiq dhe një vajzë tjetër”/ Bashkëshorti flet për humbjen e 28-vjeçares shtatzënë: E mbajt

17 Nëntor 2020, 15:44 Nga DOSJA
“Familjes para 3 vitesh i vdiq dhe një vajzë tjetër”/

TIRANË-Bashkëshorti i Emanuela Dalipit, 28 vjeçares shtatzënë që ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit shprehet se nuk kanë asnjë pretendim për stafin mjekësor pasi kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë.

Artenisi, për Fax News duke thënë se e ndjera nuk i përballoi dot pasojat e virusit duke u larguar bashkë me foshnjen që kishte në bark para kohe nga jeta.

“Jemi prej 5 vitesh të martuar. Emanuela punonte në një qendër kozmetike, unë punoj tek ish-parku i autobuzave. Para dy javësh iu shfaqën simptomat, e mbajtëm në shtëpi, por gjendja u përkeqësua. U detyruam ta dërgonim tek Infektivi, mjekët bënë gjithçka por nuk ia dolën ta mbanin në jetë. Ka vdekur dje, sot e sollëm në banesën e prindërve të saj për pak orë dhe pastaj e nisëm për në banesën e fundit. Nuk duam të flasim para kamerave, është një fatkeqësi që na ka ndodhur, familja e saj është përballur edhe para 3 vitesh me vdekje tjetër, motrën e Emanuelës. Vdiq për shkak të sasisë së madhe të amnestezisë për operacionin në gju që po bënte në një spital privat. Prindërit e saj janë trishtuar, s’di ç’të themi më tepër”, tha Artenisi për Fax News.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emanuela dalipi nderron jete 28 vjecarja shtatezene emanuela dalipi nderron jete 28 vjecarja shtatezene

Sondazh

Poll