Aktualitet

Kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë, arrestohen 2 vëllezërit në Vlorë! Nën hetim vëllai i tretë (NJOFTIMI) 

17 Nëntor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Kundërshtuan me dhunë efektivët e policisë, arrestohen 2

VLORË- Dy vëllezër në Vlorë janë arrestuar nga policia pasi një prej tyre ka kundërshtuar me dhunë një prej efektivëve të policisë. Blutë bëjnë me dije se edhe vëllai i tyre është nën hetim. Sipas policisë në pranga kanë rënë vëllezërit F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Ndërkohë në hetim është vënë 21-vjeçari me iniciale A. Xh. për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Njoftimi i Policisë 

“Mbrëmjen e djeshme gjatë kontrolleve rutinë të policisë është konstatuar një person që bënte lëvizje të dyshimta pranë parkut “Aulona” Në momentin që Policia i kanë dhënë urdhër për të ndaluar, i riu me iniciale A. Xh. ka kundërshtuar dhe gjatë shoqërimit të tij, kanë kundërshtuar me dhunë nga vëllezërit e tij, F. Xh. dhe Xh. Xh. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të tjera, këta persona janë ndaluar dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në përfundim të veprimeve, policia arrestoi vëllezërit me iniciale F. Xh., 25 vjeç dhe Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale  “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, si dhe është vendosur nën hetim 21-vjeçari me iniciale A. Xh. për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezerit ne vlore arrestohen dy vellezerit ne vlore

Sondazh

Poll