Aktualitet

Shembet konvikti në Lezhë, të tjera objekte të dëmtuara nga tërmeti do të prishen në ditët në vijim

17 Nëntor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Shembet konvikti në Lezhë, të tjera objekte të dëmtuara

LEZHË– Ditën e sotme ka nisur shembja e godinës se konviktit te shkollës profesionale Kolin Gjoka dhe ne ditët ne vijim do te shemben shkolla dhe pallate te cilat nga ekspertet janë shpallur të pabanueshme.

Nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj thotë se ndërhyrje do të ketë edhe në 72 pallate të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti, por nuk janë klasifikuar për tu shembur. Pacaj bën me dije se pallatet që do prishen do të ndërtohen sërish aty ku kanë qënë pasi Lezha nuk ka zonë të re zhvillimi për të ndërtuar pallate të reja.

Konvikti është godina e tretë që prishet në Lezhë ndërsa në ditët në vijim do të nisin prishja e objekteve te tjera.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembja e konviktit ne lezhe shembja e konviktit ne lezhe

Sondazh

Poll