Aktualitet

Prej tre ditësh në terapi intensive, ndërron jetë 28-vjeçarja shtatzënë e prekur nga COVID. Mjekët u përpoqën t’i hi

17 Nëntor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Prej tre ditësh në terapi intensive, ndërron jetë

TIRANË– Një 28-vjeçare, e cila ishte 5-muajshe shtatzënë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë.

Mësohet se e reja ishte e prekur nga virusi prej një jave. Fillimisht ajo ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën mirëpo kur gjendja e saj u rëndua është transportuar në spitalin infektiv.

Shtetasja Emanuela Dalipi kishte tre ditë që ishte në terapi intensive pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar. E reja është dërguar më pas në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës. Mjekët kanë ndërhyrë për ti hequr fëmijëve mirëpo 28-vjecares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e saj.

Familjarët e Emanuela Dalipit kanë treguar se para një muaji ajo bëri një ndërhyrje në dhëmballë. Pas saj është vizituar sërish dhe i thanë që duhet të merrte mjekim për azëm e më pas është dërguar në spitalin Covid. Ndërsa bashkëshorti i Emanuelës shprehet se nuk kanë asnjë pretendim për stafin mjekësor pasi kanë bërë gjithçka kanë mundur për ta mbajtur në jetë. Ai zbulon se familja ka humbur dhe një vajzë tjetër, tre vite më parë.

Mjekët ende nuk kanë dalë në një njoftim zyrtar për të dhënë detaje në lidhje me situatën tragjike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete 28 vjecarja shtatezene vdes nena me covid nderron jete 28 vjecarja shtatezene vdes nena me covid

Sondazh

Poll