Aktualitet

Ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19, si lutej gruaja e mjekut Ilirjan Draçi: A nuk është jeta në borxh me ty, Zot ki m

17 Nëntor 2020, 10:48 Nga DOSJA
Ndërroi jetë pas infektimit me Covid-19, si lutej gruaja e mjekut

TIRANË– Parashqevi Proda, gruaja e mjekut Ilrijan Draçi që sot ndërroi jetë për shkak të infektimit me Covid-19, është lutur që i shoqi të mbijetonte.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Proda shihet që ka postuar disa fjalë prekë më datë 14 nëntor, kur mjeku po luftonte me virusin vdekje prurës. Ajo shkruante dhe lutej që Zoti t’i jepte një mundësi të dytë, të shikonte sërish dritën në agim.

Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim. Sot të duhet të vraposh për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën, mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shohë dritën tënde përsëri në agim! Amin!”- shkruante Proda.

Sot, Ilirjan Draçi ndërroi jetë. Mjeku nuk ia dolit dot që të mundte virusin Covid-10, duke shtuar një tjetër humbje në bluzat e bardha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilirjan draci parashqevi proda ilirjan draci parashqevi proda

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...