Aktualitet

E rëndë në Pukë/ Pinë e u bënë tapë, 35-vjeçari i ngul thikën shokut pas gotave me alkool, arrestohet. I plagosuri pë

17 Nëntor 2020, 10:52 Nga DOSJA
E rëndë në Pukë/ Pinë e u bënë tapë,

PUKË– Një 35-vjeçar me incialet J.(K.) Gj. Është vënë në pranga pasi akuzohet për tentativë vrasjeje. Sipas njoftimit të Policisë, 35-vjeçari, më datë 15 nëntor (para dy ditësh), ka qenë nën shoqërinë e një 37-vjeçari, me inicialet A.Z..

Të dy, janë futur në një lokal në fshatin Iballe dhe kanë nisur të pinë alkool. Dyshja janë dehur, dhe kur kanë dalë nga lokali janë konfliktuar për motive të dobëta. Nën avujt e alkoolit, 35-vjeçari ka nxjerrë thikën dhe ia ka ngulur shokut të tij në trup.

Ky i fundit është dërguar në spitalin e Shkodrës, ku po merr mjekimin e nevojshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i ngjarjes, është vënë në pranga dhe akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i policisë Pukë: Tentoi të vriste me thikë një shtetas, pas një konflikti të çastit, arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin J.(K.) Gj., 35 vjeç, banues në Iballe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 15.11.2020, pas një konflikti të çastit, ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin A. Z., 37 vjeç, banues në Iballe. Këta shtetas kanë qenë duke konsumuar alkool në një tavolinë në ambientet e një lokali në fshatin Iballe. Pasi kanë dalë nga lokali janë konfliktuar dhe shtetasi J.(K.) Gj. e ka plagosur me thikë në trup shtetasin A. Z. Shtetasi A. Z. ka marrë mjekim në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë, për veprimet e mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 35 plagos shokun me thike plagosje ne puke puke 35 plagos shokun me thike plagosje ne puke puke

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...