Aktualitet

Arrestohen 7 persona në Tiranë për veprat penale dhunë, vjedhje, kanosje, 1 tjetër në spital për shkak se vuan nga epile

17 Nëntor 2020, 10:37 Nga DOSJA
Arrestohen 7 persona në Tiranë për veprat penale dhunë,

TIRANË- Policia ka bërë të ditur se kanë vënë në pranga 7 persona ditën e sotme. Nga të arrestuarit 2 persona me inicialet E.G 31 vjeç dhe F.O 20 vjeç kanë qenë të shpallur në kërkim më parë për veprat penale “kanosje” dhe “vjedhje”. Ndërsa 5 të tjerët janë arrëstuar për vepra të tjera penale.

Personi me iniciale Nj. K 24 vjeç është arrestuar pasi ka thyer masën e masën e policisë “arrest shtëpiak”. Personi me iniciale B.P 49 vjeç është vënë në arrest për veprën penale “dhunë në familjë”. Dy persona të tjerë me iniciale U. K, 44 vjeç, dhe D.M, 62 vjeç janë arrestuar në flagrancë duke i dhënë makinës në mënyrë të dehur. Një përson tjetër me iniciale është arrestuar pasi i ka dhënë makinë pa leje drejtimi. Gjithashtu një person tjetër është shoqëruar në spital për shkak se vuan nga sëmundja e epilepsisë.

Njoftimi i policisë:  

Tiranë 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Arrestohen dhe 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, kapën dhe ndaluan shtetasin E. G., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, u kap dhe u ndalua shtetasi F. O., 20 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, nga veprimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 05.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. Sh. dhe më datë 13.11.2020 i ka vjedhur telefonin shtetasit G. N.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Nj. K., 24 vjeç, pasi në rrugën ”Todi Shkurti”, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka dalë nga banesa dhe ka kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasit V. Sh. dhe S. P.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.P., 49 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

U. K., 44 vjeç, dhe D.M., 62 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur;

F. D., 52 vjeç, pasi në aksin rrugor Vorë–Marikaj, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

-Më datë 16.11.2020, ora 21:00, në rrugën “Manhatan”, në Kamzë, është rrëzuar në rrugë dhe për pasojë është dëmtuar në kokë shtetasi D. U., 54 vjeç, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Familjarët e tij kanë deklaruar se ky shtetas vuan prej vitesh nga sëmundja e epilepsisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 7 peersona te arrestuar policia e shtetit 7 peersona te arrestuar policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...