Aktualitet

76-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Homazhet te “Ushtari i Panjohur”, Veliaj: U bëmë bashkë socialistë dhe demokratë.

17 Nëntor 2020, 10:21 Nga DOSJA
76-vjetori i çlirimit të Tiranës/ Homazhet te “Ushtari i

TIRANË- Ditën e sotme te“Ushtari i Panjohur” në kryeqytet u mbajtën homazhe ku të pranishëm ishin personalitete të njohur në vend. Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj gjatë fjalës së tij falenderoi të gjithë të pranishmit duke theksuar se aty kishte dhe demokratë. Bashkimi i socialistëve dhe demokratëve sipas Veliajt duhet të jetë gjithmonë për raste të tilla.

Nga ana tjetër presidenit i vendit, Ilir Meta bëri një postim për këtë ditë të rëndësishme për Tiranën. Në Facebook ai shkruan se i përulet me respekt ndaj Dëshmorëve të Atdheut, të cilët dhanë gjakun për Çlirimin e Kryeqytetit. Ndërsa teksa ishte i pranishëm për homazhet në monumentin në Tiranë, presidenti tha se çlirimi i Tiranës ishte mjaft i rëndësishëm, pasi i dha legjitimetet luftës antifashiste.

Të pranishëm ishin dhe veteranët dhe nostalgjikë të kohës së komunizmit të cilët marshuan drejt Ushtarit të Panjohur, duke mbajtur në dorë banderolën: “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ndërsa përshëndesnin me grusht.

17 nëntori shënon 76-vjetorin e çlirimit të Tiranës nga ushtria gjermane në vitin 1944. Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 76-vjetori i çlirimit të tiranës erjon veliaj ilir meta 76-vjetori i çlirimit të tiranës erjon veliaj ilir meta

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2020, 08:27

FOTOT/ 76-vjetori i çlirimit të Tiranës

TIRANË-Si sot, 76 vite më parë, u çlirua nga pushtimi nazi-fashist, qyteti i Tiranës. Operacion i madh, nga më të rëndësishmit, më të ashprit e më t...