Sport

Duke stërvitur vetëm 6 lojtarë, i vetëm në palestër Mourinho ironizon pushimin e përfaqësuesve: Ndeshje eksituese… Jav

16 Nëntor 2020, 18:46 Nga DOSJA
Duke stërvitur vetëm 6 lojtarë, i vetëm në

ANGLI-Jose Mourinho, si gjithmonë, nuk e ka problem të polemizojë! Këtë herë portugezi ka përdorur ironinë e tij për të treguar zhgënimin e tij në ndalesën e pestë për ekipet kombëtare, e cila ka krijuar probleme për disa klube edhe për shkak të shumë rasteve të COVID-19.

RRJETI SOCIAL– Në Instagram, Mourinho ka postuar një foto në një seancë stërvitore në palestër, pasi ka punuar vetëm me gjashtë lojtarë në fushë. Një pengesë e lidhur padyshim me thirrjen e lojtarëve në ekipet përfaqësuese. Portugezi nuk e ka fshehur kurrë këndvështrimin e tij, duke i konsideruar të rrezikshme udhëtimet gjatë një periudhe pandemike, tekniku ka frikë gjithashtu edhe në gjendjen fizike të lojtarëve.

 

 

 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

POSTIMI– Postimi nuk lë shumë hapësirë ​​për interpretim. “Një javë e shkëlqyer e futbollit. Eksitim i madh në ndeshjet e ekipit kombëtar, miqësore të shkëlqyeshme dhe siguri totale. Rezultatet e provës Covid që arrijnë pas përfundimit të ndeshjeve,njerëz të panjohur që vrapojnë në fushë gjatë stërvitjes dhe shumë më tepër. Pas një seance tjetër stërvitore me vetëm 6 lojtarë, tani është koha të kujdesem për veten time ”. Ishte postimi i portugezit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport josë mourinho tottenham josë mourinho tottenham

Sondazh

Poll

Sport 16 Nëntor 2020, 17:37

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivi...