Sport

Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

16 Nëntor 2020, 17:37 Nga DOSJA
Murriqi, dy gola si mesazh për Inzagin

KOSOVE – Edhe pse nuk i mjaftoi përfaqësueses së Kosovës për të marrë pike, goli i Vedat Murriqit ndaj Sllovenisë, në Itali është komentuar mjaft pozitivisht. Goli në Ligën e Kombeve por edhe ndaj përfaqësueses shqiptare në miqësore, janë dy gola brenda pak ditësh që në Serinë A mungojnë.

Të parin shtatlarti nga Kosova e shënoi ndaj kuqezinjve me penallti, ndërkohë që të dytin në aksion, por të dy golat e tij nuk i shërbyen skuadrës së tij përfaqësuese pasi të dyja ndeshjet Kosova i humbi. Tani që arriti të zhbllokohet me skuadrën përfaqësuese i mbetet të bëj të njëjtën gjë edhe me Lazion.

Në shtatë ndeshjet e tij me skuadrën laciale ai ende nuk ka provuar shijen e golit. Janë 284 minuta të luajtura dhe vetëm një rast shënimi dhe kjo ndodhi në ndeshjen kundër Juventusit, pas asistit të Milinkovic. Ndërkohë që me golat në përfaqësuese ai me sa duket i lëshon një sinjal të fortë Inzagit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve se është zhbllokuar dhe i dueht vetëm pak kohë.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll