Sport

VIDEO/ Kosova ndihet e vjedhur, Sllovenia ia merr pikën në frymën e fundit, Italia nuk e diskuton Poloninë: ja rezultatet e

15 Nëntor 2020, 22:01 Nga DOSJA
VIDEO/ Kosova ndihet e vjedhur, Sllovenia ia merr pikën në frymën

EUROPË– Kosova është mposhtur në transfertë nga  Sllovenia në Ligën e Kombeve Liga C Grupi 3, takim që përfundoi me rezultatin 2-1. Një pjesë e parë që përfundoi me shifrat 0-0 ndërsa në pjesën e dytë ishte minuta e 58-të, kur Vedat Muriqi mori një asist nga Berisha për të rihapur sfidën. Një realizim që nuk tualati vendasit të cilët 5 minuta më vonë barazuan me anë të Jasmin Kurtic. Në momentin kur gjithçka po shkonte drejt fundit arbitri polak Frankoëski u tregua dashamirës duke i dhënë një penallti të paqënë Sllovenisë. Ishte Ilicic që arriti të realizojë, ndërsa në ndeshjen e fundit Kosova do të presë Moldavinë në stadiumin “Fadil Vokrri” më 18 nëntor.

Ndërkohë, sukses kishte edhe për Italianë që në shtëpi mposhtën 2-0 Poloninë. Të kaltrit ishin më cinikë duke shfrytëzuar mundësitë e tyre, teksa golin e parë e gjetën nga penalltia. Në minutën e 27 ishte Jorginho ai që ekzekutoi saktësisht, ndërsa katër herë kampionët e Botës, mbyllën llogaritë vetëm gjashtë minuta nga fundi i sfidës me golin e Berardit.

Belgjika fiton përballë Anglisë me rezultatin 2-0 me dy rrjetat të cilat u realizuan që në pjesën e parë falë Tielemans dhe Driz Mertens. Tre Luanët, edhe pse kërkuan të reagonin nuk ia dolën të ndryshonin fatet e takimit, ndërsa pas kësaj ndeshje Belgjika forcon pozitat në vendin e parë në grup me 12 pikë pas pesë ndeshjeve, teksa Anglia mbetet në vendin e tretë me shtatë pikë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kosova liga e kombeve sllovenia kosova liga e kombeve sllovenia

Sondazh

Poll