Sport

Xhankarlo Kamoleze në stadium, “kërcënim” për trajnerin Reja?

16 Nëntor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Xhankarlo Kamoleze në stadium, “kërcënim” për

TIRANE – Në ndeshjen Shqipëri-Kazakistan që përfundoi 3-1, në stadiumin “Air Albania” ka qenë edhe tekniku italian Xhankarlo Kamoleze, i shoqëruar nga Sulejman Mema, punonjës dhe specialist në drejtorinë e ekipeve kombëtare të FSHF-së.

Në përfundim të takimit, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është parë të ndalet dhe të bisedojë me 59-vjeçarin torines. Kamoleze, me gjasa është në Shqipëri si një kandidat i potencial për rolin e drejtorit sportiv të ekipeve kombëtare.

Sipas zërave në FSHF, thuhet se “shkesi” për ardhjen e Kamoleze në Tiranë, është pikërisht trajneri i kuqezinjve Edi Reja, i cili e njeh dhe ia ka prezantuar këtë kandidaturë presidentit Duka edhe si një mundësi për të vijuar punën për “projektin-Reja”.

Ndërkohë, “Panorama Sport” ka hedhur hipotezën, që Xhankarlo Kamoleze mund të shërbejë edhe si një plan rezervë, apo “hije” për trajnerin Edi Reja, për çdo moment që mund të kalojë Kombëtarja në rrugëtimin e saj për të ardhmen.

Me një status në faqen e tij në rrjetet sociale, presidenti Duka ka komentuar edhe ndeshjen e djeshme. “Fitorja ndaj Kazakistanit na gëzoi pa masë, ne dhe të gjithë tifozët. Për më tepër, e shoqëruar me lojë të mirë dhe dominim. Por kujdes! Misioni final përmbushet duke fituar të mërkurën, kundër Bjellorusisë. Ndaj duhet përqendrim maksimal në këto ‘metra të fundit’. Go Albania!”, shkruan kreu i FSHF-së.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport armando duka kombetarja kuqezi shqiperia sulejman mema trajneri edi reja armando duka kombetarja kuqezi shqiperia sulejman mema trajneri edi reja

Sondazh

Poll