Sport

Fitorja me Bjellorusinë vlen miliona euro, ja pse kuqezinjtë duhet ta mbyllin Ligën e Kombeve në vendin e parë

16 Nëntor 2020, 10:36 Nga DOSJA
Fitorja me Bjellorusinë vlen miliona euro, ja pse kuqezinjtë duhet ta

SHQIPËRI– Ditën e mërkurë ora 16:00, Shqipëria ka ndeshjen e fundit për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Në “Air Albania” kuqezinjtë kanë për detyrë vetëm fitoren, pasi vetëm suksesi i katapulton në Ligën B por jo vetëm kaq. Vetë vendi i parë sjell 1.125 milionë euro shpërblim për FSHF-në, njësoj sa shifra e pjesëmarrjes në këtë ligë.

Gjithashtu vendi i parë i jep Shqipërisë shanset për t’u ngjitur një vazo më lart referuar kualifikueseve për Botërorin 2022, bazuar edhe në renditjen e përfaqësueseve europiane me kriter pikërisht ecurinë në Ligën e Kombeve. Pra, fitorja me Bjellorusinë vlen shumë.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport liga e kombeve shqiperia liga e kombeve shqiperia

Sondazh

Poll