Sport

“Budalla, jam i nevrikosur duke e parë këtë gol”, realizimi i pësuar nga Berisha tërbon edhe Roy Keane: Çfarë po bën

16 Nëntor 2020, 16:59 Nga DOSJA
“Budalla, jam i nevrikosur duke e parë këtë gol”,

ANGLI-Shqipëria arriti që të fitonte në shifrat 3-1 ndaj Kazakistanit, ndërsa realizimi i miqëve do të futet në histori. Loja nis në qendër e Abiken goditi menjëherë duke parë avancimin e Etrit Berishës, që nuk i kishte shkuar në mendje natyrisht se mund të ndodhte dicka e tillë.

Sigurisht që mund t’i ndodhte kujtdo portieri në Europë, por ishte në momentin e gabuar pasi presioni ishte i madh te Shqipëria për të fituar me çdo kusht. Goli i Kazakistanit bëri xhiron e mediave botërore dhe një komentim i dha edhe Roy Keane.

Legjenda e Manchester United ka sulmuar më tepër Etrit Berishën se ka vlerësuar lojtarin e Kazakistanit për kryeveperën. “Ti nuk mund ta falësh kurrë atë. Në futbollin e Kombëtares, çfarë po bën ai (Berisha)Budalla, shikoje këtë. Jam i nevrikosur duke e parë këtë gol”, ishte reagimi i Roy Keane.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport etrit berisha roy keane etrit berisha roy keane

Sondazh

Poll