Sport

FOTO/ Karantina e “embël” e Marash Kumbullës, partnerja e lojtarit infektohet: Jemi bashkë, po shijojmë Harry Potter

16 Nëntor 2020, 17:31 Nga DOSJA
FOTO/ Karantina e “embël” e Marash Kumbullës, partnerja e

ROMË– Prej javësh Marash Kumbulla vazhdon të luftojë me virusin e padukshëm. Lojtari kërkon të largojë nga trupi koronavirusin për të qënë gati për ndeshjen e fundajvës. Megjithatë një lajm që mund të ketë përzier ndjenjat është lajmi se partnerja e lojtarit është infektuar me COVID-19 dhe për fat të mirë ajo asimptomatike.

Mbrojtësi në një postim në Instagram tregon se nga një anë ndihet për faktin se po izolohen bashkë, ndërkohë tregon edhe çfarë bën gjatë këtyre ditëve në izolim. Harry Potter është ngushëllimi i yllit të kombëtares.

 

 

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

POSTIMI – Përshëndetje Jam mirë dhe vazhdoj periudhën e karantinës. Fatkeqësisht, e dashura ime Greta gjithashtu doli pozitive për Covid-19. Për fat të mirë, është asimptomatike dhe prandaj tani jemi të dy që t’i kalojmë ditët të izoluar dhe në përputhje të plotë me rregullat dhe kufizimet. Por ne nuk e humbasim durimin, përkundrazi. Ndriçues i kësaj periudhe disi të errët është Harry Potter, i cili shpesh më ka dhënë një buzëqeshje në të kaluarën dhe po e bën edhe tani. Cili është filmi juaj i preferuar për këtë sagë?Përshëndetje për të gjithë dhe ju lutem jini të kujdesshëm, sepse virusi nuk duhet nënvlerësuar. Shihemi se shpejti!

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport marash kumbulla roma marash kumbulla roma

Sondazh

Poll