Sport

I vetmi që lejohet të vizitojë Michael Schumacher, ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt flet për gjendjen e tij: Është duke…

16 Nëntor 2020, 17:10 Nga DOSJA
I vetmi që lejohet të vizitojë Michael Schumacher, ish-kreu i

FRANCË-Që nga viti 2013, kur u aksidentua në Alpet Franceze, Michael Schumacher nuk është më i njëjti. Edhe sot, gjendja e tij klinike mbahet e fshehtë dhe larg kamerave, pasi familja e tij ka luftuar fort për ruajtjen e privatësisë.

Ish-kreu i Ferrarit, Jean Todt i cili tani mban postin e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA), është nga të vetmit që lejohet të vizitojë ish-pilotin e Ferrarit, në një intervistë me televizionin francez RTL, konfirmoi se ishte kthyer për të vizituar Michael Schumacher, por gjithsesi tregon pak detaje për gjendjen shëndetësore të 51-vjeçarit, i cili pësoi një aksident të rëndë në ditët e fundit të dhjetorit 2013.

“Schumacher vazhdon të luftojë, ne vetëm mund t’i urojmë atij dhe familjes që gjërat të përmirësohen”.

Nëse Michael Schumacher vazhdon të luftojë, djali i tij, Mick, po përpiqet të ndjekë hapat e tij në pistë. Todt u ngacmua për karrierën e mundshme të Schumacher junior, i cili tani garon në F2 me Prema Racing:

“Ai ndoshta do të garojë në Formula 1 vitin e ardhshëm. Jemi të kënaqur që kemi përsëri një Schumacher në nivelin më të lartë në garat e shpejtësisë,” – përfundon francezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ferrari jean todt michael schumacher ferrari jean todt michael schumacher

Sondazh

Poll