Politike

Rama nuk i ndahet doktor Mezinit: Thonë që njerëzit hidhen nga ballkonet nga zhurma e aparaturave…sot shkruanin që ngjan m

16 Nëntor 2020, 12:00 Nga DOSJA
Rama nuk i ndahet doktor Mezinit: Thonë që njerëzit hidhen nga

TIRANE– Kryeministri Edi Rama vazhdon të ketë problem deklaratat e mjekut Arjan Mezini, drejtues i Spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama iu referua deklaratës së Mezinit, disa netë më parë në “Open”, i cili konfirmoi zhurmën që deklaroi gazetari Erjon Skëndaj të pajisjeve të oksigjenit. “Janë si pista avioni”,-tha Mezini, dhe sot gjeti përgjigjen e Ramës, i cili tha se kjo nuk është e vërtetë dhe nuk ka lidhje me vetëvrasjet në spitale.

“Protokollet mjekësore që përdoren këtu, janë të njëjtët që përdorën jashtë. E deri tek fakti që sipas këtyre, njerëzit hidhen nga ballkonet, pasi dëgjojnë zhurmën e oksigjenimit. Sot kishin shkruar që ngjan me një pistë avionësh. Por kjo nuk është e vërtetë. Ka pasur të vetëvrarë edhe në spitale të tjera, dhe nuk është hedhur përpjetë asnjë”-tha Rama.

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arjan mezini edi rama seanca plenare 16 nentor 2020 vetevrasjet ne spitale arjan mezini edi rama seanca plenare 16 nentor 2020 vetevrasjet ne spitale

Sondazh

Poll