Politike

Lutja e Ramës: Mos merrni ilaçe që ju dëmtojnë, besojini mjekut të familjes, fenomeni i këshillave me Whatsapp duhet të

16 Nëntor 2020, 11:46 Nga DOSJA
Lutja e Ramës: Mos merrni ilaçe që ju dëmtojnë,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama iu kërkoi qytetarëve ti besojnë mjekut të familjes dhe të mos marrin mjekim përmes rrjeteve sociale si “Whatsapp”. Rama tha se marrja e mjekimit pa u konsultuar me mjekun e familjes, i bën dëm shëndetit.

Edi Rama: Duhet t’i referohemi besnikërisht mjekut të familjes dhe këshillave që marrim nga Urgjenca Kombëtare. Mos merrni ilaçe dhe mos shpenzoni nga buxheti i familjeve, për të bërë largqoftë dëm në shëndetin tuaj. Është një nga problemet më të mëdha edhe në vendet më të zhvilluara. Vërehet fenomeni i marrjes së medikamenteve që nuk ndihmojnë dhe që në të shumtën e rasteve dëmtojnë veten pacientët. Këtu hyn ankthi, pasiguria e vetë personit të prekur dhe nxiten të bëjnë maksimumin me idenë që ato ilaçe bazë, bazuar në orientime bazë të sistemit tonë, nuk mjaftojnë. Mos merrni këshilla me Whatsapp dhe nga mjekë që nuk janë të specializuar.

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(F.M;F.G/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 nentor 2020 edi rama seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll