Politike

Deputeti i PS nën hetim, ambasadorja amerikane thirrje SPAK-ut: Mbani kursin, jini të ashpër, ne po ju mbështesim! (MESAZHI)

16 Nëntor 2020, 11:51 Nga DOSJA
Deputeti i PS nën hetim, ambasadorja amerikane thirrje SPAK-ut: Mbani

TIRANË- Një ditë pasi SPAK, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, nisi hetimin për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ambasadorja Yuri Kim ka publikuar një mesazh mbështetjeje në Twitter, për prokurorët. SHBA thotë se hetimi dhe akuzat janë inkurajuese, ndërsa shton se SHBA është në mbështetje të Reformës.

“Hetimet dhe aktakuzat e SPAK janë inkurajuese, një shenjë e qartë se SPAK po lëviz përpara, hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mbani kursin, jini të ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësisishme. SHBA është me njerëzit e Shqipërisë në mbështetje të reformës në Drejtësi”,-thotë Kim.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Posaçme, (SPAK), konfirmoi se deputeti i PS, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë. Denoncimi u bë publik nga PD, që akuzonte Bushatin për fshehje pasurie. SPAK po e heton Bushatin për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë dhe falsifikim të dokumenteve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin bushati ervin bushati nen hetim yuri kim ervin bushati ervin bushati nen hetim yuri kim

Sondazh

Poll