Politike

Qeveria hap ‘thesin’, Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën e pandemisë! 

16 Nëntor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Qeveria hap ‘thesin’, Rama: Do të dyfishojmë ndihmën

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se qeveria ka vendosur që të dyfishojë vlerën e ndihmës ekonomike për të gjithë periudhën e pandemisë për ato familje që trajtohen me këtë skemë. Gjatë fjalës sot në Kuvend, Rama tha se edhe rimbursimi i barnave të recetës bazë do të bëhet, ndërsa iu bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e ankthit.

“Qytetarët të mos bien pre e ankthit dhe të mos marrin këshilla në whatsapp, apo nga mjekë që nuk janë të specializuar dhe të autorizuar si mjekët e familjes. Thënë kjo, në buxhetin e 2021 ne do të vazhdojmë atë që nisëm, mbështetjen me financë të recetës bazë dhe futjes në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve dhe në funksion të të gjithë të prekurve nga COVId-19. Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike për periudhën që na duhet të përballemi me pandeminë, jo në funksion të të prekurve por atyre që janë pjesë e skemës për ndihmën ekonomike.”-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dyfishohet ndihma ekonomike edi rama dyfishohet ndihma ekonomike edi rama

Sondazh

Poll