Politike

Rama jep këshilla: Mbani maskë për trurin, mbrojeni nga toksinat që përhapin lajmet e rreme

16 Nëntor 2020, 11:58 Nga DOSJA
Rama jep këshilla: Mbani maskë për trurin, mbrojeni nga toksinat

TIRANE– Një pjesë të rëndësishme në fjalën e kryeministrit Edi Rama sot, zuri ajo që sipsa tij, janë toksinat që lëshohen në media dhe i bëjnë dëm qytetarit. Rama tha se opozita shqiptare është e rrallë në të gjithë botën.

“Dua ta mbyll duke përsëritur se është shumë e rëndëishme që të gjithë të marrin sa më shumë informacion të bazuar në fakte, nga gjithë sistemi i mbrojtes që në themelin e vet ka mjekun e familjes, dhe të përdorin maskën. Përdorni maskën e trurit për të mbrojtur trurin nga toksinat që përhapen në mënyrë masive bashkë me dizinformimin, lajmet e rreme, shpifjet. Shqipëria ka një specifikë që është shumë zor ta ndeshësh në ndonjë vend tjetër, ka një opozitë, një nga opozitat që për fat të keq, edhe njëherë në 100 vjet kur bie një sëmundje mbi tërë botën dhe prek Shqipërinë, nuk gjen arsye dhe forcë morale për tu bashkuar me shumicën, jo me qeverinë, por për të luajtur një rol instruktiv. Jo duke hequr dorë nga kritikat por duke mos bërë krimin e dizinformimit dhe të fabrikimit të një realiteti që nuk është i sotme për fat të mirë, përballë këtij armiku të padukshëm. Është kriminalë tu thuash shqiptarëve që spitalet janë në kolaps. Mund të ishin por nuk janë. Brenda kufijve të shteteve më të fuqishme të botës, ka ndodhur, por këtu jo. të sëmurët dergjen dyshemeve, sic ka ndodhur në Lombardi, por këtu nuk ka ndodhur. Që mungojnë ilacet, nuk është e vërtetë.”-tha Rama. 

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 nentor 2020 edi rama seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll