Politike

“Tauanti ka hallin e hetimeve të 3.4 milion eurove në Toyota Yaris”, Bardhi: Askush nuk do ta pengojë dot të vërtetën.

16 Nëntor 2020, 11:39 Nga DOSJA
“Tauanti ka hallin e hetimeve të 3.4 milion eurove në Toyota

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili u shpreh sot në Kuvend, se demokratët nuk kanë arritur të provojnë pafajësinë për financimin e tyre. Gazmend Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i selsië blu, në një reagim në rrjetet sociale thotë se Balla nuk mbyll dot problemin e tij me akuzën se ka gisht me 3.4 milionë eurot e Toyota Yaris, e prandaj sulmon PD. 

DEKLARATA E PLOTË E BARDHIT: 

Njësoj si shefi i tij Edi Rama, Taulant Balla, është i shqetësuar nga procesi demokratik i përzgjedhjes së kandidatëve nga Partia Demokratike. Këta nuk durojnë dot asnjë model europian, si ky që ne zhvilluam dhe u konsiderua risi për të gjithë rajonin.

Ndërsa Edi Rama është i shqetësuar, se e kanë evidentuar si të vetmim Kryetar Partie që kandidatët i përzgjedh me krimin e organizuar, Taulant Balla ka patur hallin e mbylljes së hetimeve të Toyota Yaris e 3.4 milionë euro të kapura të padeklaruara. Ky është një krim i pazbardhur.

Gjyqtarët e Taulantit mund të pushojnë hetimet, por nuk do munden kurrë të ndalojnë zbardhjen e të vërtetës. Herët apo vonë, mbështetesit dhe sponsorizuesit e pastrimit të parave të krimit do të përballen me drejtësinë.

Shqipëria kërkon një shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj – që mposht krimin, ringjall ekonominë dhe kujdeset për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike financimet e partive gazmend bardhi taulant balla financimet e partive gazmend bardhi taulant balla

Sondazh

Poll