Politike

Oriola Pampuri: Të sëmurët presin në ambulanca, Rama monton video imagjinare

16 Nëntor 2020, 10:55 Nga DOSJA
Oriola Pampuri: Të sëmurët presin në ambulanca, Rama monton

TIRANË– Oriola Pampuri është shprehur se kryeministri Edi Rama ka dështuar në shëndetësi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pampuri shkruan se 13 ambulanca presin në radhë tek spitali Infektiv dhe se sirenat e tyre janë dështim i Ramës për pandeminë.

Sipas Pampurit, Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet. Ajo shton se menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm seppse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Statusi i plotë

13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.

• Teston shumë pak.
• Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
• Nuk teston për të ndërpreë zinxhirin e infektimeve.

Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm seppse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.

Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtijkryeninistri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama oriola pampuri edi rama oriola pampuri

Sondazh

Poll