Politike

Rama këmbëngul: Shqipëria nuk ka asgjë mangut krahasim me vendet e tjera, ashtu si dhe taksiratet…parafytyroni që kjo fla

16 Nëntor 2020, 11:41 Nga DOSJA
Rama këmbëngul: Shqipëria nuk ka asgjë mangut krahasim me

TIRANE- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është e përgatitur njësoj si vendet e tjera përballë COVID19. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri tha se qeveria i ka ndryshuar spitalet dhe për fat të mirë, situata është ndryshe nga çdo ishte, nëse PS nuk do të kishte pushtetin.

Edi Rama: Nuk dua të marr shumë kohë, dua të shfrytëzoj këtë pikë të rendit të ditës së Kuvendit, për të nënvizuar aspektet e buxhetit të vitit 2021 për shëndetësinë, e cila zë një vend të veçantë në buxhet, qoftë përsa i takon fuqizimit të mëtejshëm dhe ecurinë e zbatimit të vizionit tonë. Masa të reja që do të qëndrojnë aty përtej vitit të ardhshëm. Qoftë edhe për masat që lidhen me pjesë më vulnerabël të shoqërisë që preken nga Covid-19 dhe ata që hyjnë në kategorinë e familjeve me ndihmë ekonomike. Në vitin 2021, është edhe rritja më e lartë këto 30 vjet për Shëndetësinë, në një buxhet të shtetit. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Shqipëria nuk ka asgjë mangut nga vendet e tjera, siç nuk ka mangut sfidat dhe taksiratat e kësaj sfide, nuk ka mangut asgjë në vijën e mbrojtjes. Parafytyroni që kjo flamë ta kishte gjetur Shqipërinë me spitalet që ne gjetëm kur morëm detyrën. Siç pamë edhe në spitalin e Vlorës, dukej ndryshimi. Është si dita me natën. I tillë është dallimi edhe në QSUT, edhe në Shefqet Ndroqi edhe në spitalet rajonale. Spitalet kishin aparturat e kohës Shqiptaro-kineze, sot kanë gjithçka që u duhet.

Lajmi kryesor: Votohet me 84 vota pro buxheti i 2021/ Rama: Do të dyfishojmë ndihmën ekonomike gjatë pandemisë, kemi paguar kaparin e vaksinës kundër COVID19 (ZHVILLIMET)

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 16 nentor 2020 edi rama seanca plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll