Politike

PARALAJMËRIMI/ Taulant Balla: Drejtësia ka dështuar, nuk ndalojmë dot që partitë të financohen nga burime të paligjshme,

16 Nëntor 2020, 10:30 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI/ Taulant Balla: Drejtësia ka dështuar, nuk

TIRANË– Deputeti Taulant Balla dhe kreu i grupit parlamentar për Partinë Socialiste, ka lajmëruar një rishikim të ligjit për financimin e partive politike, legjislacionin e ardhëm. Nga Kuvendi, Balla tha se drejtësia në Shqipëri ka dështuar, pasi nuk mund të ndalojë partitë që të bien pre dhe të financohen nga kompani me të ardhura të paligjshme.

Balla akuzoi Lulzim Bashën se ka pranuar investime dhe mbështetje financiare nga Rusia, që sipas deputetit nuk është një vend miqësor me Shqipërinë.

“Më 23 korrik kemi votuar pikërisht këtë që po bëjmë sot. Dhe këtu përfundon kjo çështje, Partia Socialiste e Shqipërisë në 30 vite nuk ka shkelur kurrë asnjë marrëveshje, edhe me kundërshtarët e vet. Ndryshimet kushtetuese u kanë hapur rrugë edhe hapjes së listave. Edhe pak kohë na mbetet nga zgjedhjet, po bëhemi gati për të garuar tek gjykatësi që është populli shqiptar. Ai është një gjyqtar i pagabueshëm. Përsa u përket çështjeve të financimit të partive politike në Shqipëri, duhet forcuar legjislacioni. Nuk kemi ne sot një që ta ndalojë financimin e partive nga burime të paligjshme. Institucionet e drejtësisë kanë dështuar në verfikimin e financimit të Lulzim Bashës. Nga një kompani ne Edinburgh, me pasaporta rude, erdhën dhe financuan Bashën. Rudia nuk është një vend miqësor me Shqipërinë, nuk është e pranueshme që PD-ja të financohet nga një vend që nuk është miqësor me ne. është e papranueshme, partitë bien pre e këtyre financimeve. PD-ja është partia më madhe në vend pas PS-së,”- tha Balla.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 16 nentor 2020 taulant balla seance plenare 16 nentor 2020 taulant balla

Sondazh

Poll