Politike

Deputeti Murrizi: Shkuat e morët Besart Kadinë…Pasqyrë e pështirë, këtu çdo parti vijon me linjën e komunizmit, xha Qe

16 Nëntor 2020, 10:23 Nga DOSJA
Deputeti Murrizi: Shkuat e morët Besart Kadinë…Pasqyrë e

TIRANË– Deputeti Myslim Murrizi ka shpërthyer keq ndaj partive në Shqipëri. Nga foltorja e Kuvendit, Murrizi tha se në Shqipëri, vijon të operojë komunizmi dhe ‘bolshevikët’, pavarësisht emrave të ndryshëm që ka.

Ai shtoi se këtu njerëzit ngatërrohen me njëri-tjetrin, pa pyetur më për parti, duke kujtuar edhe rastin e punësimit të Besart Kadisë si zv/ministër. Murrizi tregoi edhe një mesazh që i kishte dhënë xha Qerimi nga Myzeqeja, pasi sipas banorit, p[olitikanët, atë që nuk thonë ditën, e bëjnë natën.

“Amendamenti i zonjës Konomi është pasoja e 5 qershorit të famshëm. Që këta sillte, e vërteta është se Shqipëria ka pasur vetëm një parti, atë të Punës, që pavarësisht se ka ndërruar duar, ka mbiejtuar, 136 parti politike të regjistruar ne Gjykatën e Tiranës janë treguar se çfarë bolshevizmi mbartin këto parti. Filozofia e tyre ka qenë shpallja e armikut brenda tyre që të monopolizohet gjithçka. Ju e keni mbushur gamën dhe sajoni armiq imagjinarë. E gjithë bota duartrokiti kur Putin u takua me botën e tij të kundërt. Ju punësuat Besart Kadinë, shpallët armik dy deputetë që takun Blushin, shpallët armik dhe Rusmajlin. Kështu është këtu në Shqipëri. S’ka pasrti demokratike, pavarësisht se ndërrojnë letrën në xhep. Një plak i mençëm në Myzeqe më tha ‘e di si është lufta politike në Shqipëri mor bir’. ‘Hë si është xha Qerem’ i thashë, se mbase e njeh edhe Eglantina. Më tha që politika e pistë në Shqipqëri nuk ka lejon të ecim para. ‘Mesa shoh xhaja tha, këta gjithë ditën zihen dhe gjithë natën bëjnë atë që nuk thuhet, më tha,”- tha Murrizi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi seance plenare 16 nentor 2020 myslim murrizi seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll