Politike

Akuza për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentash/ PD: Bushati njësoj si Rama e Veliaj! SPAK të mos zvarrisë hetime

15 Nëntor 2020, 19:11 Nga DOSJA
Akuza për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentash/ PD:

TIRANË– Partia Demokratike ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme ose e njohur ndryshe si SPAK që të mos e zvarrisë procesin gjyqësor ndaj deputetit socialiste, Ervin Bushati, i cili është nën hetim për fshehje pasurie. Në reagimin e tyre, PD thotë se ky është momenti për SPAK që të mos zhgënjejë qytetarët, por të japë mesazhin që drejtësia është e njëjtë për këdo, edhe për zyrtarët e lartë.

“Kur bëhet fjalë për të fshehur pasurinë, deputeti dhe Kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati, është kopje e shefit të tij të madh Edi Rama dhe e shefit të tij më të vogël, Erion Veliaj. Ai po hetohet nga SPAK për 2 vepra penale, në lidhje me mosdeklarimin e pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve për rreth 3100 m2 në Tiranë, Qerret dhe Sarandë. SPAK nuk duhet ta zvarrisë më hetimin! SPAK nuk duhet të zhgënjejë pritshmërinë e qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! Kushdo duhet të përgjigjet penalisht për abuzimet me detyrën dhe besimin e qytetarëve. Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’i kthehet qytetarëve,”– shkruan PD-ja.

Pas më parë në një deklaratë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi se para dy vitesh Bushati u denoncua nga selia blu për pasurinë, dhe sipas tyre, socialisti ka fshehur 7 pasuri të paluajtshme. Procedimi penal është në fazën e hetimit dhe po ndiqet prej 8 muajsh nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ervin bushati ervin bushati nen hetim ervin bushati ervin bushati nen hetim

Sondazh

Poll