Politike

PDIU në mbështetje të Rezolutës së propozuar nga Vetvendosja: Shqipëria dhe Kosova të ngrejnë në Prishtinë muzeun e kr

15 Nëntor 2020, 12:25 Nga DOSJA
PDIU në mbështetje të Rezolutës së propozuar nga

TIRANË– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet kërkon nga parlamenti i Shqipërisë të miratojë rezolutën e propozuar nga Vetvendosja për dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Në një postim në Facebook, partia i kërkon qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të nisin urgjentisht punën për ngritjen në Prishtinë të muzeut të krimeve serbe, që të mbetet si një monument kujtese për të gjithë brezat.

Postimi i plotë:

Sot kur po bëhen më shumë se 20 vite nga fitorja e luftës çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesit politikë të Kosovës ndodhen në bankën e të akuzuarve ndërsa parlamenti i Shqipërisë nuk ka miratuar ende asnjë deklaratë, për dënimin e vrasjeve, masakrave, përdhunimeve dhe deportimit masiv të populatës. PDIU kërkon nga parlamenti i Shqipërisë të miratojë rezolutën e propozuar nga Vetvendosja për dënimin e genocidit serb në Kosovë. Të gjithë bashkë në një flamur të reagojmë me dinjitet e në mbrojtje të historisë tonë, të së shkuarës dhe të së ardhmes. I kërkojmë qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të nisin urgjentisht punën për ngritjen në Prishtinë të muzeut të krimeve serbe, që të mbetet si një monument kujtese për të gjithë brezat. Propaganda e mbledhjeve boshe të qeverive duhet të marrë fund. Duhet të reagojmë bashkërisht në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe nderimi i memorjes kombëtare e denimi njëzëri i krimeve, duhet të jetë hapi i parë dhe urgjent.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pdiu pdiu

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...