Politike

‘Ndjesë!’/Ndalimi i Kastriot Islamit në Polici, reagon Meta: Hakmarrje politike, akt i turpshëm dhe provokativ

15 Nëntor 2020, 12:59 Nga DOSJA
‘Ndjesë!’/Ndalimi i Kastriot Islamit në Polici, reagon

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e quan akt të turpshëm ndalimin dhe shoqërimin e ish deputetit, Kastriot Islamit në komisariat pasi nuk kishte maskë dhe ID me vete.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se solidarizohet me profesorin e se mendon se ajo që iu bë ishte hakmarrje politike dhe personale.

‘Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale.’- shkruan Meta.

Kastriot Islami u ndalua mbremjen e djeshme teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë pak ore me pas.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta shoqerohet ne polici kastriot islami ilir meta shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...