Politike

DOKUMENTI: Deputeti kërkon ‘bllokimin’ e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut/ Parlamenti holandez rrëzon mocionin e pr

15 Nëntor 2020, 15:30 Nga DOSJA

HOLANDË– Mocioni në parlamentin holandez për të bllokuar integrimin e Maqedonisë se Veriut dhe Shqipërisë është hedhur poshtë. Ditën e sotme, të zgjedhurit e parlamentit holandez kanë votuar nëse janë dakord apo jo për bllokimin e çeljes së negociatave për vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“I bëj thirrje qeverisë të mos pajtohet me zgjerimin e BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë,”-shkruhej në mocion.

Thierry Baudet, depozitoi një kërkesë në parlament, e cila është hedhur poshtë me shumicë votash nga kolegët e tij. Megjithatë kjo nuk do të thotë se Holanda ka ndyshuar mendim lidhur me dhënien e “dritës jeshile” që Shqipëria të vijojë rrugëtimin drejt BE-së.

Holanda, është një prej vendeve skeptike për çeljen e negociatave me Shqipërinë, dhe vetëm pak javë më parë vendosi të mos e mbështeste vendin tonë duke u shprehur se nuk kishin plotësuar të gjitha kërkesat e caktuara nga Bundestagu. Në dokumentin e përkthyer nga Dosja.al thuhet se Shqipëria ka më shumë nevojë për kohë, çka do të thotë se edhe në këtë vit, nuk ka çelje negociatash me Bashkimin Europian.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 parlamenti i holandes thierry baudet celja e negociatave me be 2020 parlamenti i holandes thierry baudet

Sondazh

Poll