Politike

Rama bën KRAHASIMIN/ Gjendja në spitalet e Evropës dhe në Shqipëri, fajin sërish e ka opozita: Janë tërbuar, sillet si n

15 Nëntor 2020, 15:53 Nga DOSJA
Rama bën KRAHASIMIN/ Gjendja në spitalet e Evropës dhe në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në të cilën ka pasqyruar situatën e rëndë me pandeminë e koronavirusit. Duke pretenduar se gjithçka në Shqipëri është nën kontroll, kreu i qeverisë ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe sipas tij ajo është helm dhe dëshpërim për njerëzit.

Sipas Ramës, opozita në vend po sillet si çetë e të ashtuquajturës “Kap ç’të kapësh” në një kohë kur qytetarët përballen me një virus vdekjeprurës.

“Pse opozitat në këto vende nuk janë tërbuar si opozita e LuliMoniSalikes? Sepse opozitat janë frymëmarrje për shoqërinë, jo helm për njerëzit; janë dritare shprese, jo puseta dëshpërimi; janë marrje përgjegjësie, jo shfaqje papërgjegjshmërie! Opozitat janë frymë kritike, jo gërrhima katastrofike dhe një opozitë si kjo e MoniLulikeSaliut, që sillet si një çetë KÇK-je edhe kur populli gjendet nën sulmin e një virusi vdekjeprurës, është turpi i kujtdo që e mbështet”, shkruan Rama, krah videos së publikuar.

POSTIMI I PLOTË:

Ndërkohë që Basha sot ka risjellë edhe njëherë planin e tij me 5 pika, duke shtuar se qytetarët kanë nevojë për një alternativë tjetër, që është opozita e vendit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll