Politike

‘Kemi 6 muaj që propozuam plan për COVID, Rama se ka zbatuar’, Basha jep ALTERNATIVËN: Vendi ka nevojë për ne…

15 Nëntor 2020, 14:59 Nga DOSJA
‘Kemi 6 muaj që propozuam plan për COVID, Rama se ka

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka mëshuar faktit që maxhoranca nuk e ka marrë parasysh planin e tij për të superuar pandeminë e koronavirusit.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Basha shkruan se Shqipëria është e fundit në çdo fushë për të përballuar pandeminë dhe se vendi ka nevojë për një shpresë të re. Sipas tij, vetëm opozita e vendit mund të rikthejë shpresën për të fuqizuar ekonominë e vendit dhe për t’u kujdesur për qytetarët. 

Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit,”-shkruan Basha. 

Prej rasteve të para të pandemisë, Basha dhe ekspertët e shëndetit dhe të ekonomisë kanë përpiluar një plan për të përballuar situatën në vend. Megjithatë Rama publikisht është shprehur se paketa nuk është e vlefshme, edhe pse herë pas herë ka “huazuar” propozimet e Bashës. Rasti më i fundit ishte ai i paketës që rimburson trajtimin me ilaçet e COVID.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll