Politike

Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, skenarët për përfshirjen e spitaleve rajonale

15 Nëntor 2020, 12:15 Nga DOSJA
Manastirliu: Gati për hapjen e spitalit COVID4, skenarët për

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi ditën e sotme se spitali COVID4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID dhe më tej do të vijohet me hapjen sipas 3 skenarëve të spitaleve rajonale, të cilët janë parapërgatitur për trajtimin e pacientëve me COVID19 duke e cuar kapacitetin ne mbi 1600 shtretër për trajtimin e pacientëve të prekur nga virusi.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu theksoi se urgjenca po punon me kapacitet të plotë, shkohet në banesa, asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse rasti duhet dërguar në spitale ose jo.

“Jemi në mometet ku thirrjet arrijnë deri në 3000, vetëm ditën e djeshme në numrin unik 127 janë pritur 2996 thirrje, sepse mos harrojmë që urgjenca po punon me kapacitet të plotë pret thirrje dhe jep shërbim edhe përtej COVID19, 1269 thirrje janë vetëm për COVID19. Rreth 300 thirrje janë për kryerjen e tamponit. Shkohet në banesët dhe asistohet, monitorohet dhe vlerësohet nëse është rast për t’u derguar në spital ose jo. Gjithashtu 0800 40 40 jep informacion mbi mjekun ne familjes dhe nepërmjet saj mund të lidhen me mjekun e familjes”, tha Manastirliu.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020 ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...