Politike

Biseda mes Manastirliut dhe Tritan Kalos, ministrja: Kur i thashë që të vinte më tha se do merrte autobusin

15 Nëntor 2020, 13:17 Nga DOSJA
Biseda mes Manastirliut dhe Tritan Kalos, ministrja: Kur i thashë që

TIRANË– Gjatë konferencës për mediat, ministrja Ogerta Manstirliu tregoi një detaj nga biseda që kishte bërë me mjekun Tritan Kalo. Ajo tha se e kishte lajmëruar për orën e konferenës ndërsa mjeku iu kishte bërë të ditur se do vinte me autobus.

‘Kur i thashë profesorit se sot do të dalim në konferencë, orën, më tha do bëhem gati të vij me autobs. Profesor Kalo shkon me autobus në punë, e shikon shume mirë situatën, është një qytetar si të gjithë ne’– deklaroi ministrja.

Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta ËhatsApp-i ndërsa Kalo tha se vëmendja nuk duhet përqendruar vetëm tek COVID-19 pasi në qarkullim janë edhe virozat e stinës.

Mirëkuptimi dhe mirëbesimi juaj ka sjellë dhe do të sjellë në të ardhmen mirëmenaxhim të rasteve. Përpara se një rast të konceptohet si i infektuar duhet të merret parasysh elementi epidemiologjik, nëse ka pasur kontakte, elementet klinike që shfaq, izolimi si edhe imazheria. Po ndiqet një rrugë pak e gabuar, pasi po fillohet nga e fundit. Skaneri në skemën e përcaktimit të diagnozës është elementi i pestë dhe ndihmon në vlerësimin e rastit. Ajo që mbetet në duar të mjekëve të familjes është vlerësimi i rasteve është ai që njeh më mirë se çdo njeri tjetër historikun e familjes. Rikujtoj që antibiotikët ose antibakterialët janë një preparat që nëse keqpërdoren do të na bëjnë të pamundur trajtimin e infeksioneve. Ato që kemi duhet të dimë t’i përdorim. Duhet të kemi parasysh se tashmë është stina ku në qarkullim janë infeksione të tjera, që shpesh janë të ngjashme me Covid. Të tregojmë kujdes me sëmundjet e tjera, mbidiagnostikimin dhe ajo që është e rëndësishme me keqinformimin”, tha Kalo.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020 ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...