Politike

Monika Kryemadhi ndryshon mendim! Të rinjtë e partisë vendosin maska, kryetarja e LSI: Unë do e mbaja në rrugë..

15 Nëntor 2020, 10:54 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi ndryshon mendim! Të rinjtë e partisë vendosin

SHKODËR– Gjatë mbledhjes me të rinjtë në Shkodër, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një lëvizje ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka vendosur që të rinjtë të jenë të pajisur me maska me stampën e LSI-së.

Ajo shton se maska që do të mbajë do të jetë me logon e LSI-së, një ngjyrë që sipas saj, tërbon kryeministrin Edi Rama.

‘Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim. Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë ç’të paguajnë,. Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjen që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Rama ja ndryshoi edhe ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt. Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialist do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.- tha Kryemadhi.

 

(A.B/dosja/al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi ne shkoder monika kryemadhi ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 09:15

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i...