Politike

Vonesat në përgjigjet e tamponeve, Manastirliu: E di se çfarë po bëhet, ka probleme

15 Nëntor 2020, 11:36 Nga DOSJA
Vonesat në përgjigjet e tamponeve, Manastirliu: E di se

TIRANË-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për media që kishte ditën e sotme në lidhje me pandeminë në vend u shpreh se është e vetëdijshme se ka vonesa në përgjigjet e tampoëve.

Manastirliu tha se po punojnë në mënyrë që përgjigjet e testeve të dalin brenda 72 orëve e se kanë vendosur si prioritet saktësinë e rezultateve. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt tha më tej ministrja duke shtuar se probleme me menaxhimin e situatës ka kudo.

”Ne e dimë se çfarë ndodh jashtë Ministrisë së Shëndetësisë. Kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm. Ka probleme në menaxhim sepse kjo pandemi është. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt. Ne duhet të kemi gjë parasysh, duhet të ketë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së testit dhe saktësisë së rezultatit. Si mund të vendosim në lojë saktësinë e rezultateve. Kemi vendosur të prioritizojmë saktësinë sikur ne të kishim ecur me volume pa e prioritizuar. Gjatë kohës të pritjes së testit, qytetarët duhet të presin të izoluar. Volumi i madh i testimeve ka bërë që të ketë vonesa. Në faqen e ministrisë në Britani thuhet se rezultati i testit merret brenda 6 ditëve dhe vetëm më pas qytetarët duhet të marrin në telefon për tu ankuar. Ne po punojmë që brenda 72 orëve të marrim përgjigjen e testeve” -tha Manastirliu.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020 ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...

Politike 15 Nëntor 2020, 09:15

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i...