Politike

Gënjeshtra e Manastirliut për Korenë e Jugut! Pandemia në Shqipëri: Zgjidhja e vonesave të përgjigjeve të testimeve, hap

15 Nëntor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Gënjeshtra e Manastirliut për Korenë e Jugut! Pandemia në

TIRANË– Ministrja Ogerta Manastirliu tha gjatë konferencës për mediat se Koreja e Jugut nuk bën shumë teste, deklaratë kjo totalisht e gabuar pasi ky shtet bën 15-20 mijë teste në ditë dhe ka plot 600 qendra testimi. Situata në vedn sipas Manastirliut është shumë delikate mirëpo po mundohen që ta kenë në kontroll.

Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektimit, ato aktive ku 76 % rezultojnë të jenë vatra familjare tha ministrja teksa bëri thirrje distancimin social si dhe të mos takohen me njëri-tjetrin.

Paketa bazë e rimbursimit do të miratohet menjëherë dhe të aplikohet pas zbardhjes në fletoren zyrtare dhe mbledhjes së qeverisë, ishte një nga deklaratat e rëndëishme që u tha ditën e sotme ndërkohë që për vonesat e përgjigjeve të tamponeve u shpreh se situata po mundohet të kontrollohet. Manastirliu tha se po punojnë në mënyrë që përgjigjet e testeve të dalin brenda 72 orëve e se kanë vendosur si prioritet saktësinë e rezultateve. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt tha më tej ministrja duke shtuar se probleme me menaxhimin e situatës ka kudo.

Lajmi i mirë ishte se spitali COVID4 është gati dhe do të hapet pas plotësimit të kapaciteteve të 3 strukturave të dedikuara COVID.

Manastirliu u bëri apel qytetarëve të lidhen me mjekët e familjes dhe të mos mjekohen me receta WhatsApp-i ndërsa Kalo tha se vëmendja nuk duhet përqendruar vetëm tek COVID-19 pasi në qarkullim janë edhe virozat e stinës.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020 ogerta manastirliu konference per mediat 15 nentor 2020

Sondazh

Poll

Politike 15 Nëntor 2020, 11:03

KAVAJË– Nga Kavaja, koordinatori politik i PS-së, Erion Veliaj nuk u kursye ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me çës...

Politike 15 Nëntor 2020, 09:15

TIRANË– Drejtori i Institutit të Ndërtimit Agron Hysenlliu është ndarë nga jeta ditën e sotme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryebashkiaku i...