“Unë jam socialiste në thelb”/ Monika Kryemadhi flet nga Shkodra: Edi Rama e shkatërroi Partinë Socialisë dhe e ktheu n
SHKODËR– Kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi gjatë vizitës në Shkodër ka bërë një mbledhje me të rinjtë e këtij qyteti. Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi, u shpreh se Edi Rama po e vret dhe po e shtrydhë rininë e vendit. Më tej, ajo tha se Kreu i Shtetit e ka mbytur këtë popull me taksa si dhe pandeminë e Covid-19 nuk po e menaxhon si duhet duke lënë shumë persona duke u dergjur në shtratet e tyre pa asnjë ndihmë. Kryemadhi vazhdoi me fjalimin e saj duke thënë se në thelb ajo është socialiste por Rama e ka shkatërruar Partinë Socialiste, dhe e ka kthyer në një sekt të tij-in personal. Ndërsa në fund Monika, u shpreh se vetëm të rinjtë e bashkuar mund ta shpëtojnë vendin nga ky vampirë që po i pi gjakun shqiptarëve.
Fjalimi i plotë:
Mirësejugjeta
Fjala e Arbërit, Markos, Marjos, ishin një program që secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë e vet politike e sociale.
Arbëri foli shumë qartë kur foli për arsimin profesional, mungesës së krijimit të hapësirave jo vetëm për të mësuar, por edhe praktikë.
Edhe ajo që Floida, përmendi, mëso e fito. Nuk ka asnjë shkollë, në asnjë vend të botës, që nuk u krijon mundësi për praktikë në terren. Një nga problemet kryesore tonat sot është mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj arsimit. Unë nuk di ndonjë prind që fëmija i tij të mos shkollohet. Këtu kemi mbi 200-300 të reja të LSI-së, por kemi edhe 200 prindër që rrinë këtu vërdallë. Për prindërit fëmija është dashur, dhimbje, drita e syve. Është çdo gjë.
Sakrifica sublime për një prind është të japë jetën për fëmijën. Jeta e familjeve shqiptare është venitur. Ka prindër që nuk e lëshojnë fjalën për të thënë që nuk i çoj fëmijët në shkollë, por ka fëmijë që thonë që do e lë këtë vit shkollën, sepse do punoj në beton, në ndërtim, do ngrej tulla, do shkoj në emigrim për të sjellë lekë për babain tim.
Edhe pse është dhimbja e trishtim për prindërin, është edhe krenari që kanë një fëmijë kaq punëtor. Edhe pse për këtë e kemi fajin ne.
E kemi ne sepse mbyllëm sytë ku u ngritën taksat, kur u ngrit çmimi i energjisë, kur u rritën gjobat, kur Rama dhe Rilindja shkatërroi të ardhmen e shqiptarëve.
Edi Rama ua ka marrë frymën të gjitheve me taksat Rama, me pandeminë, me tërmetin, me gjobat. Por ka një zgjidhje, një shpëtim.
Nuk jam unë, nuk është LSI-ja, por jeni ju që do të ktheni sytë dhe dritën tek familja juaj, tek shkolla juaj, tek profesorët tuaj. E tha pak më parë Klismani, që kjo maskë gjobitesh me 4 ditë pune, për ata që janë në punë se për ata që nuk janë në punë nuk kanë çtë paguajnë,.
Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe. Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e flamurit. Edi Ramaja ndryshoi edhte ngjyrën flamurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndafilave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt.
Unë jam socialiste në thelb, dhe kur e dëgjon dikush këtë në Shkodër, shikon me ilaritet. Socialis do të thotë njeri që të jep dorën, që bashkëpunon në komunitet e jo totalitarizëm. Që të kurohet sot një pacient nga covidi i duhen mbi 1 milkionë lekë, për 1 rrogë minimale i duhen 5 muaj për të paguar shërimin e një të sëmuri.
Kam takuar socialistë edhe këtu në Shkodër shumë. Ata më thonë se Edi Rama na ka braktisur. Tash që ky mori gjithë tepsinë me timon nuk po ndaloka, është bërë si vampir që po na pi gjakun. E këtë kur e thotë një socialist.
E pra, kur një socialist prej 30 vitesh ka sakrifikuar, ka dhënë votën për Edi Ramën, ndihet i zhgënjyer, si ndihet një qytetar tjetër. Me regjimin e Edi Ramës çdo qytetar që paguan taksa është kthyer në një skllav moder të rilindjes. Ne kemi një fat të madh, me Gonin dhe grupin, që ju kemi ju. Të jeni të bindur që fati i tyre dhe LSI*-së nuk është fat që duhet ta kthejmë në votë. Kur dëgjova Marion duke dëgjuar Migjenin, u ndjeva krenaret. Por më vjen keq për sistemin shkollor. Por kur dëgjoja Migjenin, në provimin e maturës do të lexojmë se çfarë do të bënte Turi, do i hidhte shokët në lum apo jo.
Do doja të mësoja më shumë për historinë e Rozafës, që po tjetërsohet çdo ditë. Do doja të dëgjoja vargjet e Gavril Darës, e jo tekset e përkthyera me google translate.
LSI është një diamant në Shkodër. Të kesh sot 300 të rinj, që besojnë tek Goni, Marko, Floida dhe tek ju, është një gjë e rrallë. Unë jam bërë sot kjo që jam nga mbështetja që më kanë dhënë miqtë, që nuk më kanë lënë asnjëherë vetëm, kur kam qenë në furtunë e beteja. Prandaj jepini dorën njëri-tjetrit, forconi miqësinë e sodilaritetin. Miqësia dhe dora nuk mbajnë vetëm njëri-tjetrin, shtetin, por mbajnë të bashkuar kombet.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Monika Kryemadhi ndryshon mendim! Të rinjtë e partisë vendosin maska, kryetarja e LSI: Unë do e mbaja në rrugë..
SHKODËR– Gjatë mbledhjes me të rinjtë në Shkodër, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një lëvizje ndryshe nga herët e tjera. Ajo ka vendosur që të...
Ervin Bushati nën hetim, SPAK konfirmon: Hetimi për fshehje të pasurisë edhe falsifikim të dokumentave për 3100 m2 truall
TIRANË– SPAK konfirmon se kryetari i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ervin Bushati është nën hetim për dy vepra penale në lidhje me mosdeklarimin ...
Ndalimi i Kastriot Islamit, Berisha: Maska është thjesht preteksti i këtij akti të shëmtuar
TIRANË-Ish kreministri Sali Berisha ka reaguar për ndalimin që iu bë mbrëmjen e djeshme ish-deputetit Kastriot Islamit. Sipas Berishës ndalimi i tij ishte ...
“Akt banditesk, shtetëror”, Kastriot Islami reagon sërish pas shoqërimit në polici: Kjo që ndodhi më dha shumë forcë
TIRANË– Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar sërish në lidhje me shoqërimin në polici një ditë më parë, teksa u kap pa paske duke ecur në zonën e liqeni...
Basha publikon grafikun: Bashkë do ta shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë financiarisht çdo familje
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se me kreun e qeverisë jemi të fundit në çdo fushë, përfshirë ndihmën direkte për...
‘Turp kush përhap panik’/ Rama publikon videon brenda spitalit Covid1: Të tëra helmet e gojës së shthurrur, ky është
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në Facebook një dokumentar të realizuar nga ‘News24’ në lidhje me atë që ndodh brenda ambienteve t...
‘Allahile, Hashim e ka emrin Liria a?’/ Ish deputeti i Kosovës reagon pas postimit të Edi Ramës
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan Hashim Thaçin si simbolin e lirisë së Kosovës. Këtë e bëri publike ditën e djeshme në Facebook ku shkroi: Liria...
URDHRI/ Lleshaj porosi të prerë drejtorëve të policisë: Ngrini në detyrë policët mbi 27 vjeç dhe me 5 vite eksperiencë
TIRANW-Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka urdhëruar drejtuesit e Policisë në qarqe, që t’ju krijojnë hapësira për ngritje në detyrë policëve të r...