Sport

VIDEO / Sekreti i Bushit në suksesin e ekipit të tij

14 Nëntor 2020, 14:26 Nga DOSJA
VIDEO / Sekreti i Bushit në suksesin e ekipit të tij

TIRANE – Fitorja e kombëtares U-21 mbrëmjen e së premtes ndaj përfaqësueses së Kosovës 1-0, ka qenë një sukses shumë i rëndësishëm për të mbajtur ende në lojë kuqezinjtë për “play-off”-in. Gjithashtu, ky sukses e ka ngjitur ekipin në kuotën e 14 pikëve si asnjëherë më parë, duke e renditur në vendin e tretë në grup.

Alban Bushi duket, se veç shpjegimeve tekniko-taktike të lojtarëve, ka një mënyrën e tij për t’i karikuar ata në prag të ndeshjeve. “Dosja.al” ka siguruar një video motivuese, që Alban Bushi nga karantina u kishte përgatitur dhe dërguar ekipit për ta parë përpara ndeshjen me Kosovën.

Një fitore me Anglinë dhe një barazim i Austrisë me Andorrën, i jep shansin Shqipërisë që të kalojë më tej, por edhe nëse nuk ia del, gjithsesi ky sezon për U-21 konsiderohet shumë i suksesshëm.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 11:23

Prishen me forcë zgjedhjet te peshëngritja

TIRANE – Ka dështuar Asambleja Zgjedhore e Peshëngritjes për shkak të tensionmeve dhe situatës së krijuar nga ish-kandidati dhe ish-presidenti Elez Gjoza, së ba...