Sport

FOTO/ 25 vjet martuar, ish-futbollisti i Juventusit braktis bashkëshorten për modelen holandeze: Ai është një mi halesh

13 Nëntor 2020, 11:10 Nga DOSJA
FOTO/ 25 vjet martuar, ish-futbollisti i Juventusit braktis bashkëshorten

FRANCË– Ish-futbollisti i Juventusit Patrice Evra ka zyrtarizuar fejesën me modelen holandeze Margaux Alexandra (25-vjeçe), vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij Sandra (39-vjeçe), me të cilën mbajti një lidhje për 25 vjet. Francezi e zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen e pasarelave në Instagram:

“Ne kemi qenë bashkë për më shumë se një vit, dua të them, që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do të ishe gruaja ime për gjithë jetën time. Unë nuk mund të jetoj pa ty tani, edhe kur je pranë meje, më mungon!”.

ZEMËRIMI I ISH-BASHKËSHORTES– Një lajm që tronditi ish-bashkëshorten pasi mësoi “flakën e re” mes çiftit, ndërsa për “The Sun” ajo u shpreh: “Ai u largua nga shtëpia për një udhëtim pune për 15 ditë dhe nuk është kthyer më. Më 4 mars ai bëri kërkesë për divorc përmes avokatit të tij. M’u desh shumë kohë për të kuptuar se si ai u bë një “mi halesh”.

Në të njëjtën intervistë, Sandra zbuloi tradhtitë e tjera të Evrasë, me Danielle Silvester (2010), me modelen e Playboy-t, Carla Hoëe (2013), dhe me mjeken Gabriella Birley (me të cilin ish-futbollisti ka dy fëmijë jashtë martese).

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus patrice evra juventus patrice evra

Sondazh

Poll