Sport

U infektua me COVID-19, batuta e Dybala-s është epike: Njëlloj sikur të thuash që toka nuk është e sheshtë

13 Nëntor 2020, 10:47 Nga DOSJA
U infektua me COVID-19, batuta e Dybala-s është epike: Njëlloj

TORINO-Paolo Dybala është rikthyer të flasë për koronavirusin. Sulmuesi argjentinas muaj më parë rezultoi i infektuar me COVID-19,ndërsa tani lojtari nuk ka frikë nga virusi i tmerrshëm. Në një intervistë për “Vanity Fair”, sulmuesi bardhezi ka rrëfyer për jetën personale por edhe për COVID-19.

FANELLAT-“Jam shumë i kujdesshëm kur shpenzoj para, një rekomandim që ma përsërisin gjithnjë familjarët e mi”. Një tjetër passion janë fanellat e futbollit: “Kam me qindra. Ato që shkëmbejmë në fund të ndeshjes, plus ato që më dhurojnë ose që ia kërkojë shokëve të mi të kombëtares që luajnë jashtë. Pa llogaritur ato që blej në internet. Një uniformë e Del Pieros, në ankand më shpëtoi nga duart. E një e Maradonës veshur në një ndeshje kundër Brazilit dikush pranoi ta paguante më shumë se unë”.

KORONAVIRUSI– “Unë e kam patur, me shumë mundësi duhet të jenë ata që duhet të shqetësohen kur më takojnë mua – përgjigjet ai -. Ata që e mohojnë kanë të njëjtën vlerë intelektuale të atyre që e dinë Tokën të sheshtë. Mos më bëni të shtoj gjë tjetër”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dybala juventus dybala juventus

Sondazh

Poll