Sport

“Maqedonas, shqiptarë dhe turq nderuan fanellën”, Zoran Zaev pret futbollistët pas suksesit në Tbilisi, kryeministri jep

13 Nëntor 2020, 09:34 Nga DOSJA
“Maqedonas, shqiptarë dhe turq nderuan fanellën”, Zoran

SHKUP-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mëngjesin e sotëm së bashku më zv.kryeministrin, Artan Grubi, mirëpritën futbollistët e përfaqësueses për atë sukses të arritur mbrëmë në Tbilisi.

Zaev gjatë fjalimit të tij, i uroi suksese lojtarëve por edhe trajnerit Igor Angelovski, i cili arriti këtë kalim në Euro2021 në ditën kur mbushi plot 5 vjet në krye të Maqedonisë së Veriut.Zaev tha se çelësi i këtij suksesi është bashkimi mes futbollistëve maqedonas, shqiptarë dhe turq.

“Këtë gëzim të madh na e sollën futbollistët heronj, të cilët lanë zemrën në fushën e Tbilisit duke sjellë këtë fitore të madhe që historia e futbollit nuk e mban mend deri më tani. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut i janë gëzuar këtij suksesi. Feston i gjithë shteti. Një gol për të gjithë, një fitore për të gjithë, kjo është e mundur vetëm nëse jemi të bashkuar. Maqedonas, shqiptarë, turq…me të njëjtën fanellë, nën të njëjtin flamur për vendlindjen e përbashkët. Kjo dëshmon se vetëm të bashkuar mundemi një për të gjithë, dhe të gjithë për një” – është shprehur Zoran Zaev.

Ndërkohë qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të shpërblejë futbollistët me 10.000 euro secili.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maqedonia e veriut zoran zaev maqedonia e veriut zoran zaev

Sondazh

Poll

Sport 12 Nëntor 2020, 15:34

SHQIPËRI– Tirana eleminohet nga Kupa e Shqipërisë në mënyrë surprizë në raundin e 1/8-tave, pasi është mposhtur 0-1 nga skuadra e Kategorisë së Parë,...