Aktualitet

13 Nëntor 2020, 17:24 Nga DOSJA

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Deputeti Angjeli, u shpreh se ndryshimi parësor që është bërë është ai i rimbursimit të medikamenteve bazë për kurimin e Covid-19.

Nga përllogaritjet e bëra, është vendosur që 1.2 miliardë lekë të shkojnë për të rimbursuar ilaçet për çdo person që preket nga Covid-19 dhe kurohet me ilaçet. Në total, buxheti i ministrisë së Shëndetësisë është vendosur të rritet edhe me 2.2 miliardë lekë duke arritur në rreth 70 miliardë lekë.

Tjetër ndarje është bërë edhe për naftëtarët. 560 milionë lekë do të shkojnë për pagat e naftëtarëve, për të cilët sot u mbyll dhe marrëveshja. Ajo që nuk mori shumë vëmendje ishte kërkesa e Ballukut, e cila kishte kërkuar që për tre çështje të rriten investimet e huaja me 20 milionë lekë dhe për programin e agjencinë e efiçensës së energjisë dhe ndërmarrjet në konservim.

Kërkesa nga Balluku ishte 14.5 miliardë lekë por vëmendje këtë herë mori shëndetëisa dhe naftëtarët.

Replikat për këto vendime

Angjeli: Ministrisë së infrastrukturës për tre çështje të rriten investimet e huaja me 20 milionë lekë dhe për programin e agjencinë e efiçensës së energjisë, ndërmarrjet në konservim (kërkesa nga Balluku është 55 milionë euro) dhe për çështjen e naftëtarëve.

Dhëmbi: Për naftëtarët duhen 560 milionë lekë. Nuk do të jetë ndihmë ekonomike.  

Angjeli: Aq do të vendoset aq sa ju ka premtuar kryeministri.

Nga ana tjetër Komisioni ka vendosur të rrisë edhe buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë dhe të Turizmit më përkatësisht + 350 mln lekë (MFE garanton vetëm +200 mln lekë) dhe +100 milionë lekë. Buxheti i Kuvendit u rrit me 100 milionë lekë, KLSH-ja mori 3 milionë lekë;  Ministria e Bujqësisë Shkolla e Magjistraturës + 60 milionë lekë; KLP +3 milionë lekë; Akademia e Shkenca +10 milionë lekë; RTSH +36 milionë lekë. Fonde do të përfitojë edhe KQZ-ja dhe ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet miratohet projekt buxheti i vitit 2021 miratohet projekt buxheti i vitit 2021

Sondazh

Poll