Aktualitet

U infektua me koronavirus/ Publikohet momenti kur Frendo u transportua në Itali për mjekim të specializuar, brenda një kapsu

13 Nëntor 2020, 16:43 Nga DOSJA
U infektua me koronavirus/ Publikohet momenti kur Frendo u transportua në

ITALI-Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, mbrëmjen e djeshme është nisur në Itali për mjekim të specializuar. Në një vidoe të publikuara nga mediat e huaja, shihet se Frendo u transportua me një avion të Forcës Ajrore Italiane.   Në vidoe shihet se ai është vendosur brenda një barrele të veçantë (Kapsulë) në mënyrë që mos të infektojë edhe të tjerët.

Mësohet se aktualisht George Frendo ndodhet në një spital në Bari ku po trajtohet për sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

George Frendo, është infektuar me koronavirus. Lajmi u bë i ditur e djeshme përmes një njoftimi për mediat nga zyra e KISH, ku me rekomandim të mjekëve u transportua në spital në Tiranë më pas drejt Italisë. Ndërkohë, pozitiv me koronavirus ka rezultuar edhe Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, i cili ndodhet në Greqi për mjekim të specializuar.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet george frendo koronavirusi ne shqiperi george frendo koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll