Aktualitet

Mbyllet takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Për 12 muaj do marrim nga 400 mijë lekë, katër të parat dy e nga dy! Rama:

13 Nëntor 2020, 16:42 Nga DOSJA
Mbyllet takimi i Ramës me naftëtarët, Dautaj: Për 12 muaj do

FIER– Naftëtarët kanë dalë të kënaqur nga takimi i dytë me kryeministrin Edi Rama. Vetë kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, në një prononcim për mediat, pas takimit bëri me dije se është arritur marrëveshja. Ai u shpreh se për 12 muaj me radhë naftëtarët do të marrin nga 400 mijë lekë dhe pagat e katër muajve të parë do merren dy e nga dy.

Përsa i përket detyrimeve të prapambetura, ata do të vazhdojnë rrugën ligjore, ndërsa për ardhjen e një operatori të ri, Dautaj shprehet skeptik.

“Do të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për një periudhë 12 mujore si dhe sigurimet e pagave që do të marrim. Me zgjidhjen e dytë jemi të kënaqur, por me detyrimet e prapambetur që kemi në kohë, duhet të ndiqet rruga ligjore. pagat e katër muajve të parë do t’i marrin dy e nga dy, pra në muajin e parë do marrim dy. Deri në ardhjen e kompanisë…jemi skeptikë. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870 naftëtarë. Të gjithë naftëtarët që kanë qenë në listën borderosë nga dhjetori të vitit 2019 do të përfitojnë,”- tha Dautaj.

Ndërsa kryeministri shtoi se gjithçka është pritur me pozitivitet nga ana e tyre. 

“Është pritur me shumë pozitivitet nga ana e tyre. Në këtë kohë kaq të vështirë, nuk është e lehtë, por sidoqoftë ne jemi të bindur se kemi bërë gjënë e duhur, duke vendosur një pagë 40 mijë lekë neto për 12 muaj në mënyrë që këta njerëz të kenë sigurime të plota dhe garancinë e një page mjaft të arsyeshme duke marrë parasysh situatën e vështirë. Jemi në kontakt me 3 kompani dhe kompani të mëdha dhe të rëndësishme, por koha që jetojmë është një problem, që e kemi hasur me disa projekte tona, kemi një lajm të mirë për veprën e madhe që do jetë investimi më i madh i huaj për korridorin blu nga Miloti në Fier dhe po ashtu jemi në proces për të realizuar uroj dy projektet e tjera për portin e Durrësit dhe Vlorës dhe të Sarandës, por të gjitha këto do të ishin më të lehta nëse nuk do të kishte hyrë në mes COVID, por në një kohë të arsye rafineria dp të ndizet, nuk dua të vë afate,”- tha kryeministri.

Në takimin e parë që u zhvillua në Bashkinë e Fierit, Rama dhe naftëtarët ranë dakord për të përfunduar greva, ndërsa nuk ka asnjë rezultat për rinisjen e punës, edhe kjo një kërkesë e hershme e tyre.

Në buxhetin e vitit 2021 do të përfshihet dhe pagesa e naftëtarëve të Ballshit. Ky vendim u mor ditën e sotme gjatë diskutimit që zhvilloi Komisioni i Ekonomisë, ku një ndër temat e diskutimit kanë qenë dhe naftëtarët e Ballshit. Ishte Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi e cila bëri me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama greva e urisë së naftëtarëve sokol dautaj edi rama greva e urisë së naftëtarëve sokol dautaj

Sondazh

Poll