Aktualitet

E kuroi nga Covid-19, shefi i komisariatit të Përmetit nuk përmbahet për Najada Çomon: Lum ata fëmijë që të kanë për

13 Nëntor 2020, 16:24 Nga DOSJA
E kuroi nga Covid-19, shefi i komisariatit të Përmetit nuk

TIRANË– Shefi i Komisariatit të Përmetit, Petrit Gjokaza ka mbetur shumë i kënaqur nga shërimi që i është bërë në spitalin e Infektivit, gjatë kohës që ka qenë i shtruar. Në një status në rrjetet sociale, Gjokaza ka postuar foton e Çomos dhe krahas shkruan se i detyrohet shumë shefes së Infektivit.

Shefi i Komisariatit shton më tej se Najada është një grua për të cilën fëmijët e saj duhet të jenë shumë krenarë. Pa të dhe pa drejtorin e Policisë Ardi Veliu, Gjokaza shkruan se nuk do t’ja dilte dot.

“Te detyrohem shume.Lume ata femije qe te kane per nene.Je nje grua e mrekullushme per sa dite ndenja ne spital se kuptova ku je me lart ne mjekesi, psikologji anen njerezore sa here trokite ne dhomen time me solle atmosfere nene. Pa ty dhe Drejtor Ardin Veliun, pak shanse kisha t’ja dilja.Flm qe egzistojne njrerez si ju qe te motivoni ta mboshtesh kete virus te pabese.Do kthehem me i forte se kurre per veten time per femijet e mi dhe per te gjithe ata qe me duan dhe i dua.Qenkam me fat qe paskam kaq shume miqe.Perqafime per te gjihe ju,”- shkruan ai në status.

Petrit Gjokaza nuk bën me dije se në cilën kohë është shtruar dhe i është shërbyer në spitalin e Infektivit, por e rëndësishme është që e ka mposhtuar atë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet najada çomo petrit gjokaza najada çomo petrit gjokaza

Sondazh

Poll